image Këta janë policët që u suspenduan për përfshirje në keqtrajtimin e qytetarit që iu thyen 3 brinjë në Gjakovë

Siguri

Këta janë policët që u suspenduan për përfshirje në keqtrajtimin e qytetarit që iu thyen 3 brinjë në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për suspendimin e shtatë zyrtarëve policorë në Gjakovë, të cilët dyshohen se morën pjesë në keqtrajtimin e një qytetari, duke ia thyer tre brinjë.

Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë ka urdhëruar suspendimin e këtyre zyrtarëve për shkak se një qytetar është ankuar për “tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës” nga disa zyrtarë policorë në Gjakovë.

Gazeta Sinjali pak më parë publikoi emrat dhe fotografitë e tre zyrtarëve policorë që u suspenduan edhe u arrestuan nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”

Gazeta Sinjali mëson se katër zyrtarët policorë të tjerë, të cilët janë suspenduan për këtë rast janë:

1.Erik Gashi,
2.Riqard Marku,
3.Aulona Sylmetaj dhe
4.Euron Kabashi.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/