Në kohën kur do të nis seanca e Kuvendit për mocionin kundër Qeverisë Kurti, qytetarët do të protestojnë nga ballkonet.
Protesta e tyre vije si shenjë pakënaqësie kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë në kohën e krizës shëndetësore.
Organizatorët thonë se në kohë pandemie, kohë kur e gjithë klasa politike duhet të veproj bashkë, kohë kur të gjithë e kemi një armik të përbashkët – pandeminë COVID-19.
“Sot protestojmë n’ballkon ne orën 10:00 #JOMOCIONIT”, janë thirrjet e organizatorëve.
Pika e vetme e rendit të ditës është mocioni kundër Qeverisë Kurti, ende nuk dihet se sa deputetë do të jenë pjesëmarrës në Kuvendin e Kosovës./ Gazeta Sinjali/