image Ky është plani i Barcelonës për ta transferuar Neymarin

Futboll

Futboll/ Ky është plani i Barcelonës për ta transferuar Neymarin

news image

E përditishmja italiane “Corriere Dello Sport” rrëfen strategjitë e gjigantit katalan për këtë dritare merkatoje.

Drejtuesit e Barcelonës kanë përpiluar listën e largimeve, prej së cilës dëshirojnë të arkëtojë shumën e majme të 245 milionë eurove.

Janë plot nëntë lojtarë ata që do të shiten, praktikisht një formacion i tërë. Me emrave të rëndësishëm që pritet të bëjnë valixhet gjendet ai i Felipe Kutinjos, i cili nuk do të blihet nga Bajerni i Mynihut, Grizman, që është një pedanë e rëndësishme shkëmbimi për të mbërritur te braziliani, Vidal, Dembele, Rakitiç, Todibo, Brethueit, Semedo dhe Umtiti.