Gazeta Sinjali raportoi sot se një zyrtar policor është sulmuar fizikisht dje në rrugën “Zijah Shemsiu” në Gjilan.
Lidhur me këtë Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj brenda policisë, se personi që dyshohet se e sulmoi fizikisht policin është Alvin Isufi, 20 vjeçar.
Sipas burimeve të Sinjalit, e gjithë ngjarja fillioi kur i dyshuari nuk i kishte përfillur urdhrat verbale të policisë dhe e kishte goditur njërin nga policët, për çka i është dashur të pranojë edhe tretman mjekësor, pasi që sipas këtyre burimeve, ka marrë lëndime në fytyrë.
I dyshuari për këtë rast me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.