image Ky është personi i dytë që u plagos sonte në Prizren - Sinjali

Ky është personi i dytë që u plagos sonte në Prizren

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një tentim grabitje në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku pronari i lokalit u plagos nga tre të dyshuar, të armatosur.

Sipas burimeve të Sinjalit, i plagosuri i parë është Orhan Kasemi, ndërsa ka mësuar edhe emrin e personit të dytë. Ai është Ismet Kasemi, që sipas burimeve të Sinjalit, është i biri i Orhanit.

“Është një grabitje në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Tre persona të dyshuar të armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një argjendari, ku ka mbetur i plagosur njëri nga pronarët, por është jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga policia.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin