image Ky është numri i zyrtarëve policorë të arrestuar dhe suspenduar për këtë vit

Siguri

Ky është numri i zyrtarëve policorë të arrestuar dhe suspenduar për këtë vit

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar vazhdimisht për zyrtarë policorë të cilët janë suspenduar për vepra të ndryshme penale. Lidhur me numrin e zyrtarëve të suspenduar, Sinjali ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës detaje për ankesat që janë dërguar në këtë institucion gjatë këtij viti.

Në periudhën 9 mujore të vitit 2020, IPK ka pranuar gjithej 1122 ankesa, numër ky që është rritur krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.

Në përgjigjen e IPK-së për Gazetën Sinjali, thuhet se këtë vit janë dorëzuar 92 ankesa më shumë.

IPK gjatë periudhës nëntë mujore të  2020-ës ka pranuar gjithsej 1122 ankesa, ku prej tyre në Departamentin e Hetimeve -IPK janë dërguar 410 ankesa për hetim penal dhe 5 ankesa janë dërguar në për hetime disiplinore. Në mungesë të elementeve të veprës penale 703 ankesa janë dërguar në Drejtorinë e Hetimeve të Brendshme dhe Verifikim të Kaluarës në Policinë e Kosovës (DHBVK) për hetim disiplinor.

Trend i numrit të ankesave është përafërsisht i njëjtë me atë të vitit të kaluar me një ngritje të vogël krahasuar me vitin e kaluar (92 ankesa më shumë këtë vit)”, thuhet në përgjigje.

Derisa gjatë kësaj periudhe IP, ka arrestuar 27 zyrtarë policorë dhe 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës, nga stafi civil.

“Gjatë periudhës kohore nëntë mujore të  2020-ës Inspektorati Policor i Kosovës, përkatësisht Departamenti i Hetimeve, me autorizim të Prokurorit dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arrestuar njëzetë e shtatë (27) zyrtarë policorë dhe tre (03) zyrtarë të PK-së nga stafi civil. Me rekomandim të IPK-së janë suspenduar janë pesëdhjetë e pesë (55) zyrtar policor dhe tre (03) staf civil”, thuhet tutje në përgjigjen e IPK-së.

/GazetaSinjali/