image Ky është numri i shoferëve që u gjobitën javën e kaluar, për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Kosovë

Ky është numri i shoferëve që u gjobitën javën e kaluar, për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

news image

Vetëm gjatë javës së kaluar, për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë sanksionuar 739 shoferë.

Kështu është bërë e ditur në faqen e Policisë së Kosovës në Facebook,

“Vetëm gjatë javës së kaluar (14-20.06.2021), për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë sanksionuar 739 shoferë”, thuhet në njoftim.

Policia a Kosovës ka shtuar aktivitetet në trafik, për shkak të numrit të madh të aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet.

Së fundmi është konfiskuar numër i madh i patentë shoferëve, si dhe komunikacioni po monitorohet edhe me anë të dronëve.

Gjithashtu qytetarët po bashkëpunojnë me policinë për rastet kur po tejkalohet në vijë të plotë, duke dërguar foto apo video nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Sinjali/