Sot janë arrestuar dy të dyshuar lidhur me tentim grabitjen dhe plagosjen e dy pronarëve të argjendarisë në Prizren, mbrëmjen e së hënës. Njëri nga të arrestuarit, Sinjali mëson se është Leutrim Latifi.
Për arrestimin e tyre njoftoi sot kryeministri Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit, ku bëri të ditur se janë duke u kryer disa bastisje lidhur me këtë rast.
“Sot janë arrestuar dy të dyshuar për plaçkitjen në argjendarinë në Prizren, të cilët plagosën babë e bir, pronarë të saj. Tashmë disa lokacione janë duke u bastisur. Ata kanë qenë të arrestuar për plaçkitje të mëhershme, por fatkeqësisht gjykata i ka liruar”, ka njoftuar kryeministri Albin Kurti në Kuvend.
Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje si në filma dhe publikoi pamje ku shihet se si u terrorizuan qytetarët në Prizren nga kjo ngjarje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.