image Ky është njëri nga të arrestuarit për gjuajtjen me armë në Prishtinë

Siguri

Ky është njëri nga të arrestuarit për gjuajtjen me armë në Prishtinë

news image

Në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë rreth orës 15:00 ka pasur gjuajtje me armë. Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar katër persona. Sinjali mëson se një nga ta është Sali Sekiraqa.

Sekiraqa dhe katër persona tjerë dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike, ku njëri prej tyre mbeti i lënduar.

Detaje për këtë ka dhënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

“Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike. Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të  njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti për Sinjalin.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka publikuar pamje gjatë momentit të arrestimit, ku shihet se tre persona janë të shtrirë përtokë dhe një armë e cila dyshohet se është përdorur gjatë gjuajtjes.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/