image Ky është mjeti shpërthyes që u gjet te autobusi në Drenas, aty kishte edhe një letër me mbishkrim

Siguri

Ky është mjeti shpërthyes që u gjet te autobusi në Drenas, aty kishte edhe një letër me mbishkrim

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar se në një autobus në Komoran të Drenasit është gjetur një mjet shpërthyes. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sinjali mëson se autobusi është nga firma “Vëllezërit Thaqi” teksa mjeti shpërthyes është gjetur tek motori. Ndërsa burimet e Sinjalit brenda Policisë tregojnë se aty është gjetur edhe një letër me një mbishkrim.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin shpërthyes, për të cilin Sinjali mëson se është e llojit TNT.

Policia e Kosovës për Sinjalin njofton se është inicuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

Sinjali ka kontaktuar edhe me pronarin e asaj kompanie, por i njëjti nuk ka pranuar të flasë lidhur me ngjarjen.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori ndërsa njësitet e hetuesisë po punojnë për ta zbardhur tërë ngjarjen.

/Gazeta Sinjali/