Gazeta Sinjali ka raportuar për një vetaksident me motoçikletë, ku si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën i riu nga Vitia, Qëndrim Lutfiu.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së qytetarit që humbi jetën aksidentalisht, shkruan Gazeta Sinjali.
“Telegram ngushëllimi. Me pikëllim të thellë, sot morëm lajmin për aksidentin tragjik ku si pasojë kemi humbur një qytetarë tonin, të riun Qendrim Lutfiu. E nderuar familja Lutfiu, të nderuar miq e qytetarë të fshatit Goshicë e Viti, në emër të institucioneve komunale, dhe në emër timin personal pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndjejmë dhimbjen me ju! Sinqerisht, Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.