Një person ka tentuar ta privojë nga jeta një person tjetër, duke e therur me thikë në bark e në shpinë, mbrëmë rreth orës 23:15, në lokalin “Green Bar”, afër QKMF-së në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i dyshuari për këtë tentim vrasje është Besnik Lajqi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Sinjalin se i dyshuari ndodhet ende në arrati.
I dyshuari dhe viktima me inicialet A.B., janë përleshur fizikisht mes vete në lokal dhe gjatë rrahjes, Besniku dyshohet se ka nxjerrë thikën me të cilën e ka goditur viktimën në bark dhe në shpinë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/