Sot, në Policinë e Kosovës është vetëdorëzuar Sh.I, i dyshuar për përfshirje në rastin “Karaçeva”, i cili me vendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë.
Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për Sherif Ilazin, i cili dyshohet se ka qenë menaxher në një kazino në Karaçevë.
Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur po ashtu se, kazino e cila menaxhohej nga Sherif Ilazi, ishte në pronësi të Mentor Maqanit, i cili vazhdon të mbetet në arrati.
Kujtojmë se nga fillimi i këtij mega-aksioni, numri i personave të ndaluar ka shkuar në 63./Gazeta Sinjali/