image Ky është i dyshuari në Prizren që i kërcënoi policët se “e hajnë plumbin e ju vjen fundi…” - FOTO - Sinjali

Ky është i dyshuari në Prizren që i kërcënoi policët se “e hajnë plumbin e ju vjen fundi…” – FOTO

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se një person në Prizren ka kërcënuar Policinë në rrjetin social Facebook, në një postim ku thuhej se Policia në këtë rajon, po kontrollon personat e vetizoluar, pas infektimit me COVID-19. Sinjali mëson se i dyshuari i cili u dërgua në ndalim prej 48 orësh për kanosje është Mentor Çeriqi (1980).

Siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuari më 3 shtator kishte komentuar në një postim duke shkruar “aaa let hin diku ku s’duhet e te hajn plumin naj kun tani marin vesh ka mju ardh funi mdoket edhe policise qe kan qu kry shume….”.

Por ky koment i kushtoi atij. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se pasi është identifikuar i dyshuari, i njëjti është shoqëruar në Stacion Policor dhe në konsultim me prokurorin ndaj tij është iniciuar rast, si i dyshuar për veprën penale “kanosje”.

Po ashtu me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar në ndalim për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin