image Ky është i arrestuari për drogën që u kap në Jarinje - Sinjali

Ky është i arrestuari për drogën që u kap në Jarinje

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Ministria e Brendshme në Beograd në bashkëpunim me policinë e Rashkës në pikën kufitare në Jarinje kanë sekuestruar 6.7 kilogramë kokainë dhe ka arrestuar një person.

Droga e sekuestruar i kishte “ikur” syrit të Policisë kufitare në Kosovë, mirëpo ishte gjetur nga ajo e Serbisë.

Sinjali mëson nga burimet se i arrestuari është Mileta Abramoviç nga Beogradi.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se policia kufitare në Jarinje ka ndaluar një veturë të tipit Audi të cilin e ka drejtuar 49-vjeçari, ku ka gjetur gjashtë pako me narkotikë në një bunker të bërë posaçërisht për ato pako.

Dyshohet se i dyshuari  e mori drogën në Shqipëri dhe se ishte menduar për shitje të mëtejshme në territorin e Beogradit.

Ndaj tij është iniciuar rast penal “prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: