image Ky është hajni i marketeve në Prishtinë që u kap nga Policia, e pranon se ka kryer disa vjedhje

Siguri

Ky është hajni i marketeve në Prishtinë që u kap nga Policia, e pranon se ka kryer disa vjedhje

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për arrestimin e të dyshuarit për disa vjedhje brenda dy javësh në tri markete në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personi që ra në prangat e Policisë është Kadri Goxhufi, 27-vjeçar.

Siç mëson Sinjali, pas një pune hetimore të Policisë, është identifikuar i dyshuari dhe i njëjti është arrestuar.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në stacion policor, ku gjatë intervistimit e ka pranuar që ka kryer vjedhjet në markete.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij të iniciohet rasti “vjedhje e rëndë”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/