image Ky është biznesmeni nga Prizreni që u arrestua pasi dyshohet se kërcënoi zyrtarët e Komunës

Siguri

Ky është biznesmeni nga Prizreni që u arrestua pasi dyshohet se kërcënoi zyrtarët e Komunës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka kanosur personat zyrtarë të Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit. Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarit, i cili është intervistuar sot nga hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i dyshuar për kanosje ndaj drejtorit të Shërbimeve Publike dhe zyrtarëve të kësaj Drejtorie, është Granit Paçarizi.

Sipas Policisë, Paçarizi ka ushtruar presion dhe ka kanosur personat zyrtarë lidhur me një tender për instalimin e ndriçimit publik në Komunën e Prizrënit.

Me vendim të prokurorit, Paçarizi ndalohet në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/