Policia rajonale në Prizren, ka arritur që ta kap të dyshuarin për veprën penale vjedhje e rëndë, i cili ishte në arrati që 5 vite dhe ndaj tij kishte 8 urdhër arreste, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Liridon Shehun, 34-vjeçar, nga fshati Krushë e Vogël.
I njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në seancë për shqyrtim kryesor të lëndëve gjyqësore.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.