image Ky është 33-vjeçari që humbi jetën pas aksidentit në Carralevë

Siguri

Ky është 33-vjeçari që humbi jetën pas aksidentit në Carralevë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se i lënduari në aksidentin që ndodhi më 18 nëntor, në rrugën Shtime – Suharekë, në fshatin Carralevë, ka vdekur dje, në QKUK.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është 33-vjeçari, Avni Pleshtina.

Ai fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas ishte transferuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.

Në këtë aksident ku u lëndua ai kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet i tipit “pick-up”.

/GazetaSinjali/