image Vdes i lënduari nga aksidenti në Carralevë

Siguri

Vdes i lënduari nga aksidenti në Carralevë

news image

I lënduari në aksidentin që ndodhi më 18 nëntor, në rrugën Shtime – Suharekë, në fshatin Carralevë, ka vdekur dje.

Viktima fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas ishte transferuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet i tipit “pick-up”.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

./GazetaSinjali/