image Mjekët në Spitalin e Prizrenit ia gjejnë 33-vjeçarit predhën e fishekut në këmbë pas 3 ditësh, nuk dihet se si u plagos - Sinjali

Mjekët në Spitalin e Prizrenit ia gjejnë 33-vjeçarit predhën e fishekut në këmbë pas 3 ditësh, nuk dihet se si u plagos

news image

Një 33-vjeçari me inicialet L.M., i është gjetur një predhë e fishekut në mesin e këmbës së majtë, afër gishtit të mesëm në Spitalin e Prizrenit, sot rreth orës 17:40, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, ai kishte shkuar për të kërkuar ndihmë në Urgjencën e QKMF-së edhe tre ditë më parë, por pasi kishte marrë ndihmën e parë ishte liruar për në shtëpi.

Me këtë rast policia e ka bastisur shtëpinë e tij, në të cilën ka gjetur dha ka konfiskuar një pistoletë Bereta (me leje), dy karikatorë, 40 fishekë dhe një gëzhojë.

“Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore viktima sot më datë 04.01.2021 rreth orës 10:00 ka shkuar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe pas fotografimit RTG rezulton se në mesin e këmbës afër gishtit të mesëm ka një predhe të fishekut. Sipas mjekeve viktima do të qëndrojë në Spital për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në komunikatën e policisë për rajonin e Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Vesel Gashi, tha për Gazetën Sinjali se për shkak të gjendjes së rëndë të 33-vjeçarit, ka qenë i pamundur intervistimi i tij, andaj ende nuk dihet se si është plagosur ai./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin