image Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë, kjo është gjendja shëndetësore e taksistit - Sinjali

Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë, kjo është gjendja shëndetësore e taksistit

news image

Mbrëmë në rrugën “George Bush” në Prishtinë, një taksist mbeti i plagosur nga dy plumba që i shkrepi një taksist tjetër. Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se gjendja shëndetësore e taksistit të plagosur është e rëndë. Mirëpo, gjendja shëndetësore e tij vazhdon të jetë e njëjtë edhe sot.

Kshtu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, mjeku kujdestar, Avdush Bajgora, i cili tha se viktima i është nënshtruar edhe operacionit i cili ka zgjatur me orë të tëra.

“Pacienti është në gjendje të rëndë, operacioni ka zgjatë bukur shumë dhe ende vazhdon të jetë në gjendje të rëndë”, deklaroi ai.

Ndryshe, burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se motivi që çoi në plagosje ishte një ngatërresë banale.

Të njëjtat burime njoftuan se ishin fjalët “pse po m’kqyr” që shtynë të dyshuarin t’ia drejtojë armën taksistit.

Sinjali publikoi pamje nga vendi i ngjarjes, ku kanë dalë njësitë e Policisë.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës arrestoi një 33-vjeçar, ku të njëjtit iu sekuestrua arma që përdori për ta plagosur viktimën. Sinjali ka mësuar se 32-vjeçari që dyshohet për këtë rast është Ismail Ismaili.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin