image Përplasen një kamion dhe një "pick-up" në Carralevë, lëndohet një person

Siguri

Përplasen një kamion dhe një “pick-up” në Carralevë, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën Shtime – Suharekë, në fshatin Carralevë, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet i tipit “pick-up”.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e qytetit të Shtimes.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në Carralevë, sot rreth orë 14:30. Përveç dëmeve materiale një person është lënduar e më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në Shtime. Një kamion dhe automjet pikap”, tregoi Osmanollaj./GazetaSinjali/