image E dhimbshme: Personi që humbi jetën pas aksidentit në Carralevë është një 33-vjeçar

Sociale

E dhimbshme: Personi që humbi jetën pas aksidentit në Carralevë është një 33-vjeçar

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se ka vdekur personi që u lëndua në aksidentin që ndodhi më 18 nëntor, në rrugën Shtime – Suharekë, në fshatin Carralevë. Sinjali mëson se viktima është një 33-vjeçar.

Ai fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas ishte transferuar në QKUK, por që nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet i tipit “pick-up”.

/GazetaSinjali/