Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak se u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte para në një Mobil-shop, në Prizren.
Sinjali mëson se i dyshuari është Liridon Delija, i lindur në vitin 1994.
Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prizren i kanë thënë Sinjalit se 27-vjeçari dyshohet se ka tentuar që të vidhte një kuti me rreth 150 euro të holla, të cilat ishin dhuruar nga qytetarët për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
Liridoni dyshohet se e ka futur kutinë me të holla nën xhup dhe derisa po ikte nga dyqani, është kapur nga pronari, i cili e ka lajmëruar policinë.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/