image Ky është 24-vjeçari që vdiq pasi u plagos në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq

Siguri

Ky është 24-vjeçari që vdiq pasi u plagos në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një 24-vjeçar i cili humbi jetën në QKUK, pasi që u plagos me armë zjarri në poligonin e shenjëtarisë “Katana”, në Obiliq.

Sinjali mëson se viktima është Blendin Bytyqi.

Lajmin për vdekjen e tij për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Naser Syla.

“Po, po, vdiq vetëm pak minuta më parë”, tha Syla.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka njoftuar se hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin./GazetaSinjali/