Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte Prishtinën. Në rrugën “Josip Rela” në kryeqytet, rreth orës 18:00 dyshohet se një 23-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetvarur, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se viktima është 23-vjeçari Enis Bullaku.
Trupi i pajetë i 23-vjeçari aktualisht ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku është dërguar për obduksion.
Kujtojmë se kohëve të fundit është rritur numri i vetëvrasjeve te të rinjtë.
Më 16 nëntor, rreth tri javë më parë, një 17-vjeçar nga Rogova e Gjakovës, i kishte dhënë fund jetë së tij duke u varur në litar.
Gazeta Sinjali ka raportuar edhe për një 19-vjeçare e cila më 17 tetor të këtij viti është varur në degën e një lisi, 300 metra larg shtëpisë së saj në Kamenicë.
Një i ri, po 19-vjeç i dha fund jetë së tij më 2 shtator në fshatin Studençan të Suharekës.
Ndërkaq, më 14 qershor, një 20-vjeçare vrau veten në Gllogjan të Deçanit./Gazeta Sinjali/