Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë për një person që ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga therja me thikë që ndodhi rreth orës 22:00 në Hajvali të Prishtinës. Sinjali ka mësuar se viktima është Vigan Xhemshiti.
Mbrëmë pas therjes me thikë, Xhemshiti u dërgua në QKUK, mirëpo edhe pas intervenimit nuk arriti të mbijetojë. Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë njoftuar se Xhemshiti ka qenë i lindur në vitin 2000.
Në lidhje me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar, kurse trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Hajvali 10.12.2021 – 21:35. Është raportuar se pas një incidenti të ndodhur mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovarë dhe viktimës mashkull kosovar, ky i fundit dyshohet se është sulmuar me thikë dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.