image Ky është 20-vjeçari që u kap me drogë sonte në Prizren

Siguri

Ky është 20-vjeçari që u kap me drogë sonte në Prizren

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për arrestimin e një 20-vjeçari, i cili u kap me drogë nga Policia e Kosovës, në qytetin e Prizrenit.

Sinjali merr vesh se personi që përfundoi në prangat e Policisë është Qëndrim Krasniqi, i lindur në vitin 2001.


Policia atij ia gjeti pesë foli alumini me substanca narkotike të llojit marihuanë dhe një telefon mobil.

Mirëpo, ai vendosi që të jetë bashkëpunues me zyrtarët policorë, duke u treguar vullnetarisht atyre se ka ende doza të drogës në shtëpinë e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, burimet brenda Prokurorisë i thanë Sinjalit se janë gjetur dhe sekuestruar shtatë foli të tjera alumini të mbushura me marihuanë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/