image Ky do të jetë transferimi i parë i Xavit nëse bëhet trajner i Barcelonës

Futboll

Ky do të jetë transferimi i parë i Xavit nëse bëhet trajner i Barcelonës

news image

Edhe pse ende nuk është konfirmuar, trajneri i ri i Barcelonës pritet të jetë ish lojtari i këtij klubi, Xavi, shkruan Sinjali Sporti.

Pas dorëheqjes së Ronald Koeman, shpresa e katalunasve është që Xavi të rikthejë klubin në kohën e vjetër me stilin që e preferonin Cruyff dhe Guardiola.

E transferimi i parë pritet të jetë mesfushori i Tottenhamit, Tanguy Ndombele.

Ai do të vijë në Barcelonë si zëvendësim për Sergio Busquetes.

Ndomebele arriti ta shpëtoi karrierën te klubi londinez, por nuk dihet nëse do këtë vend në formacionin e Antonio Conte.

Kësisoj, ekziston mundësia e huazimit në afatin kalimtar të janarit.

Xavi, momentalisht është trajner i klubit Al Sadd, të cilëve ia ka kumtuar lajmin se dëshiron t’i kthehet Barcelonës.

/Gazeta Sinjali Sporti/