image Kush është favorit për super-ndeshjen e sotme mes United dhe Arsenal?

Futboll

Sport/ Kush është favorit për super-ndeshjen e sotme mes United dhe Arsenal?

news image

Bastoret e shohin skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer si favorite të vogël në takimin e sotëm kundër Arsenalit të Unai Emeryt, skuadër kjo që qenë mjaftë e luhatshme në ndeshjet e luajtura.

Për United pritet të jenë në dyshim disa futbollistë kryesor siç janë: Anthony Martial, Marcus Rashford, Luke Shaw, Phil Jones, Diogo Dalot, Angel Gomes, Eric Bailly dhe Tim Fosu-Mensah janë të lënduar, derisa Paul Pogba nuk dihet nëse është i gatshëm fizikisht për të luajtur.

Ndërkohë për Arsenalin nuk do të luaj Alexandre Lacazette i cili është i lënduar, ndërsa në formë 100% nuk janë kthyer nga lëndimet as Belerin, Holding dhe Tirney të cilët nuk pritet të startojnë.

Unitedit i ka fituar vetëm katër dhe i ka humbur shtatë nga 15 ndeshjet e fundit dhe renditet në vendin e 11-të.

Arsenali, ndërkohë, vjen nga një fitore me rikthim 3:2 kundër Aston Villa javën e kaluar, dhe e synon fitoren për t’u kthyer në top katërshe në Premierligë.