image Kush do të përfitojë nga 2 milionë eurot që ndau sot qeveria

Arsim

Kush do të përfitojë nga 2 milionë eurot që ndau sot qeveria

news image

Qeveria e Kosovës, me propozim të ministrit të Financave, Hekuran Muratit, votoi në mbledhjen e sotme për ndarjen e 2 milionë eurove për bursa për studentë dhe për aftësimin e të rinjve në fushën e Teknologjisë Informative, raporton Gazeta Sinjali.

Një milion euro janë paraparë të ndahen për studentët në fushën e STEM -it (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, dhe Matematikë) dhe një milion euro të tjera për trajnimin e të rinjve maturantë në fushën e TI-së.

“Në linjë me Programin e Qeverisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është e angazhuar që të ndërmarrë hapat e nevojshëm që talentet e reja të orientohen në fusha me interes publik, e në të njëjtën kohë që kanë kërkesë të lartë në treg.”

Andaj, MFPT do të vazhdojë zhvillimin e politikave publike te cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në rritje të punësimit e ngritje të mirëqenies qytetare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve./Gazeta Sinjali/