Përderisa zyrtarët më të lartë të Beogradit vazhdimisht i referohen Kosovës si Metohi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur nga analistët nëse 1 mijë testet kanë hyrë me dokumentacion për Republikën e Kosovës, apo Metohinë.
Përderisa, donacionin prej 1 mijë testeve për koronavirus nga Serbia për Kosovën, Kurti e ka qujtuar ‘gjest të vullnetit të mirë’, për testet ka thënë se ‘nuk e ka parë dokumentacionin e tyre’.
“Nuk e kam pa dokumentacionin e atyre testeve, ministri është kompetent ta thotë. Po ta dija do ta thoja”, tha Kurti në ‘Debat Plus’, transmeton Gazeta Sinjali.
Më pas analistët kanë replikuar Kurtin duke i thënë se ka deklaruar se ai ‘i di të gjitha gjërat’.
Për këtë Kurti është shprehur ‘ janë hollësi teknike, ka pafund…si duken dokumentet, them që nuk e di’. /Gazeta Sinjali/