image Kurti: Testet e ardhura nga Serbia nuk do të përdoren vetëm për serbët

Kurti: Testet e ardhura nga Serbia nuk do të përdoren vetëm për serbët

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, është pyetur për 1 mijë teste për koronavirus të ardhura nga Serbia. Këtë donacion, Kurti e ka qujtur gjest të vullnetit të mirë, duke thënë se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, do ta sqarojë më mirë këtë situatë.

“Vitia do ta sqarojë, jo vetëm këtë gjë sonte. Serbia ka besuar se Qeveria e Vetëvendosjes nuk do t’i testojë serbët, ka pasur një bindje të tillë…Më pastaj janë befasuar për të mirë se ne nuk i kemi dalluar qytetarët, për neve janë të gjithë qytetarë, virusi s’na dallon neve…Kanë shprehur gatishmëri për rreth 1000 teste”, tha Kurti, transmeton Gazeta Sinjali.

Për testet e ardhura, kryeministri në detyrë tha se qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen. Sa i përket testeve, konfirmoi se nuk do të përdoren vetëm për komunitetin serb.

“Ishte gjest i vullnetit të mirë, nuk do të përdoren vetëm për serbët”, tha Kurti në ‘Debat Plus’, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai po ashtu foli edhe për karantinimin e komunave në Veri të Kosovës, duke thënë se janë vendime të MSH-së, dhe sipas tij nuk kanë dashur që t’i shndërrojnë në vendime politike. /Gazeta Sinjali/