image Kurti për suksesin historik të BNE: Bravo gamers, nga internet kafeja në garën më të madhe botërore

Sporte të tjera

Kurti për suksesin historik të BNE: Bravo gamers, nga internet kafeja në garën më të madhe botërore

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka uruar ekipin fitues kosovar “Bad News Eagles” i cili arriti të kualifikohet në turneun më të madh botëror, në atë të CS:GO (PGL Antwerp Major 2022).

BNE e arriti kualifikimin në ndeshjen e fundit, duke fituar me rezultat 2:1.

Ekipi kosovar triumfoi ndaj Sinners për ta siguruar biletën për në Belgjikë, në turneun më të madh në botë në lojërat elektronike të njohura si ESports, shkruan Sinjali Sport.

Kurti suksesin e cilësoi historik, duke i uruar pesë djemtë nga Kosova.

Bravo gamers! Kosova bën historinë me kualifikimin në PGL Antwerp Major 2022. Bad News Eagles sot mposhtën Sinners me rezultat 2:1. Kjo fitore i bën pjesë të garës më të madhe të vitit për CSGO. Pra, prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE nga sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë. I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”, shkroi Kurti në profilin e tij në Instagram.

/GazetaSinjaliSporti/