image Gazetari dhe kameramani sulmohen në Zubin Potok, Policia i akuzon për terrorizëm

Siguri

Gazetari dhe kameramani sulmohen në Zubin Potok, Policia i akuzon për terrorizëm

news image

Banorët serbë në Zubin Potok i kërcënuan një gazetar e një kameraman deri sa po realizonin një dokumentar.

Nga ura e fshatit Varage në Zubin Potok arritën të realizojnë vetëm 4 fotografi.

Valon Arifi, gazetar dhe miku i atij britanik derisa po xhironin në një kanal të Lumit Ibër, nuk u mirëpritën nga banorët e këtij fshati që banohet më shumicë serbe.

E çka ndodhi aty tregon vetë Arifi.

Por, Arifit e Hall iu doli një problem edhe më i madh kur rastin shkuan ta lajmërojnë në policin e këtij qyteti.

Për gjithë këtë të dytë u ftuan të intervistoheshin nga prokuroria në Mitrovicën e Veriut.

Të premten, derisa kta po merreshin në pyetje, ekipi i T7 nuk u lejua të hyjë brenda. E pas një ore të dy dolën jashtë.

Gjëja e parë që Hall bëri ishte të kontrollonte pajisjet  dhe materialet që iu konfiskuan në Zubin Potok.

E kur pa se gjithçka ishte ne rregull Hall për T7 tregoj se çfarë ju tha prokurori.

Por, britaniku i cili jeton në Kosovë thotë se në këtë punë nuk do ta përziej ambasadën britanike, por rastin do ta dërgoj në inspektoratin policor, që të merren masa ndaj policëve të Zubin Potokut.

Arifi dhe Hall thonë se do të vazhdojnë të përfundojnë dokumentarin e tyre që nisën./GazetaSinjali/