image Për herë të parë kryhet operacioni i largimit të tumorit të hipofizës në QKUK - Sinjali

Për herë të parë kryhet operacioni i largimit të tumorit të hipofizës në QKUK

news image

Për herë të parë, në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK është kryer operacioni i largimi i tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.

Përmes një postimi në Facebook, ShSKUK bëri të ditur se “Ekipi profesional i neurokirurgëve udhëhiqej nga Prof. Mentrol Petrela, i shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova”.

Raportohet se operimi përfundoi me sukses, pacientja aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore.

Ky sukses është arritur falë bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cili do të zgjerohet edhe më tutje”, thuhet tutje në njoftimin e tyre./GazetaSinjali/

May be an image of 5 people and people standing
May be an image of 4 people and people standing
May be an image of 4 people and people standing

Shpërndaje artikullin