image Tokio 2020/ Me dy medalje të arta ekipi i xhudos niset për në Kosovë

Sporte Luftarake

Tokio 2020/ Me dy medalje të arta ekipi i xhudos niset për në Kosovë

news image

Xhudistët e Kosovës, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, janë nisur për në Kosovë, për të na sjellë dy medalje të arta olimpike, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka postuar një foto me xhudistët në rrathët e logos së kësaj gare.

Mirëmëngjesi nga Tokio. Tri copa të arta deri tash… Një te shtëpia e dy dalëngadalë po i sjellim në atdheun tonë! Medaljet e Arta Olimpike…”, ka shkruar Kuka.

Ekipi i Kosovës triumfoi me fitoren e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, duke na sjellë dy medalje të arta olimpike në sportin e xhudos./Gazeta Sinjali Sporti/