image Ambasada Amerikane përgëzon “Zgjoin” për futjen në listën e ngushtë të nominimeve për Oscar

Film

Ambasada Amerikane përgëzon “Zgjoin” për futjen në listën e ngushtë të nominimeve për Oscar

news image

Ambasada amerikane në Prishtinë ka uruar regjisoren Blerta Bashollin dhe tërë ekipin mbrapa filmit Zgjoi, për futjen në listën e ngushtë për nominim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, Oscars, në kategorinë Filmi Ndërkombëtar me metrazh të gjatë.

“Lajm i mrekullueshëm! Hive u përfshi në listën e ngushtë në kategorinë e Filmit Ndërkombëtar për Çmimet e 94-ta të Akademisë. Bravo Blerta Basholli dhe ekipit!”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Çmimi i Akademisë për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit i jepet një filmi me metrazh të gjatë të prodhuar jashtë Shteteve të Bashkuara me një dialog kryesisht jo-anglez./GazetaSinjali/