image Kurti pas mbylljes së dy depove: Do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës

Politikë

Kurti pas mbylljes së dy depove: Do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aksionit të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo të operatorëve ekonomikë. Ku u gjet se këta operatorë kanë mashtruar me çmime dhe kanë fshehur produkte.

Kurti ka thënë se është shtuar kontrolli dhe do të ndëshkohen ata që përfitojnë në emër të krizës.

“3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/