Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zyrtarë tjerë të partisë e familjarë ka bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit, në 13-vjetorin e vrasjes së tij në protestë.
Shaban Xheladini, babai i Arben Xheladinit, i ka falënderuar të gjithë të pranishmit që erdhën për të bërë homazhe.
Kurti homazhe do të bëjë edhe te varri i Mon Balajt në Podujevë si dhe te pllakat e vendosura në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, aty ku ishin qëlluar të dy aktivistët me plumba gome nga Policia rumune.
Mon Balaj dhe Arben Xheladini mbetën të vrarë me 10 shkurt 2007 derisa po protestonin kundër negociatave me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit. /Gazeta Sinjali/