image Kurti e mirëpret letrën e Blinkenit: Kosova është mirënjohëse për mbështetjen amerikane

Politikë

Kurti e mirëpret letrën e Blinkenit: Kosova është mirënjohëse për mbështetjen amerikane

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e mirëpret letrën që e ka pranuar sot nga sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J. Blinken, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti ka shprehur mirënjohjen që ka Kosova për mbështetjen që e merr nga ShBA.

“Unë e mirëpres letrën e sekretarit Blinken dhe mbështetjen e tij për prioritetet tona në Punë dhe Drejtësi. Kosova është mirënjohëse për përkushtimin e ShBA-së në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme me qendër njohjen reciproke”, shkroi Kurti në Twitter, duke shtuar se mezi pret të punojë së bashku me sekretarin amerikan.

/GazetaSinjali/