image Kupa e Mbretit: Shorti cakton “El Clasico”, Barça dhe Real “në luftë” për biletën e finales

Futboll

Kupa e Mbretit: Shorti cakton “El Clasico”, Barça dhe Real “në luftë” për biletën e finales

news image

Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë.

Shorti ka caktuar që përballë njëra tjetrës të jenë Real Madrid dhe Barcelona, duke bërë kështu një tjetër “El Clasico”. Dy rivalët spanjollë do të ndeshen së bashku për të siguruar një biletë në finalen e Kupës së Mbretit.

Ndeshja e parë do të luhet më 1 mars në Santiago Bernabeu, derisa takimi i dytë luhet në “Camp Nou” më 5 prill.

Gjysmë finalja tjetër do të jetë ajo mes Osasunës dhe Athletico Bilbao.

/GazetaSinjali/