image Kuotat e përballjes Feynoord – Drita, nënvlerësohen “Intelektualët”

Futboll

Kuotat e përballjes Feynoord – Drita, nënvlerësohen “Intelektualët”

news image

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e radhës në rundin e dytë eliminator të garës më të re nga UEFA, Liga e Konferencës.

Drita, nënkampionia e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit, pasi ka përballë gjigantin holandez, Feyenoordin në ndeshjen e dytë në Rotterdam, shkruan Demokracia.com.

Në përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” dy ekipit u ndan baras 0-0, andaj ndeshja e dytë do të jetë e zjarrtë.

Megjithatë, skuadra nga Gjilani është pa gjasa në këtë përballje, sipas kompanisë së madhe të basteve “bet365.com”.

Kuota për fitoren e Feyenoordit llogaritet 1.062, barazimi 11.00, ndërkaq për fitoren e Dritës në Holandë kuota është 21.00.

Sidoqoftë, Feyenoord – Drita fillon sonte nga ora 20:00. /Gazeta Sinjali Sporti/