Sonte do të zhvillohen ndeshjet e radhës në rundin e dytë eliminator të garës më të re nga UEFA, Liga e Konferencës.
Drita, nënkampionia e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit, pasi ka përballë gjigantin holandez, Feyenoordin në ndeshjen e dytë në Rotterdam, shkruan Demokracia.com.
Në përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” dy ekipit u ndan baras 0-0, andaj ndeshja e dytë do të jetë e zjarrtë.
Megjithatë, skuadra nga Gjilani është pa gjasa në këtë përballje, sipas kompanisë së madhe të basteve “bet365.com”.
Kuota për fitoren e Feyenoordit llogaritet 1.062, barazimi 11.00, ndërkaq për fitoren e Dritës në Holandë kuota është 21.00.
Sidoqoftë, Feyenoord – Drita fillon sonte nga ora 20:00. /Gazeta Sinjali Sporti/