image Kryetari i Vitisë takohet me ministrin Arben Vitia, kërkon mbështje nga qeveria

Kosovë

Covid-19/ Kryetari i Vitisë takohet me ministrin Arben Vitia, kërkon mbështje nga qeveria

news image

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në këtë takim kryetari Haliti me të pranishmit diskutoi me masat e marra nga Komuna e Vitisë në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit COVID-19, pas rasteve më të reja nga kjo komunë, karantinimin, dezinfektimin dhe klorifikimin e ambienteve”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu Haliti kërkoi përkrahje financiare nga qeveria me qëllim të përkrahjes edhe më të madhe qytetarëve në këtë kohë të pandemisë.

Takimi u mbajt në oborrin e Institutit të Shëndetit Publik.

Ndryshe, në këtë komunë deri tani janë konfirmuar 33 raste me Covid-19, ndërsa në tërë Kosovë janë gjithsej 480 të infektuar, prej tyre 84 e kanë mposhtur betejën me këtë virus, ndërsa 12 kanë vdekur./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3000030693376305&id=681477651898299&__xts__[0]=68.ARA5rdEls-2LHTRm7mNjjIvUgZtjlqJyo2jZribVXXog2oRMLjl38JEYm6ePFdCsT27l91L_uOgKFbiY3QUFTzCZp21Uk-IK4WU_km_lTmKxhIkC-1JNP3a0b-1SMlFpCtqNVY7L_APIGPrmsnNqSxx7Y-NP10dWlZkWGfXrhRitVbWsAl7AQvpj4UIYT_ot5LJA-MjORFWhqkVgdIaCkokxatpCgdvax-wmDCfyWjoQ_p5hfSxVrS6KwhNHveD6iL2h6VrJw6epdTPEZ9WYpVm4U93JRMzuPvjen6rI34ewf3mw7UFsLK5JAXkQh5caLAUdBBjG-JIg3EIgDWdgxMK6Vw&__tn__=-R