Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se do të ndaj 600 euro nga paga e tij mujore për Fondacionin Golden Eagle, i cili ka marrë përsipër për të mbuluar sigurimin shëndetësor për 100 pjesëtarët e Njësisë Speciale (NJSO), për periudhën 12 mujore, raporton Gazeta Sinjali.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se edhe pse janë të angazhuar me punë e qeverisje lokale, me zemër dhe mendje janë gjithmonë me policët në veri.
“Jam krenar që e përfaqësoj Kumunën e Suharekës, e cila ka personalitete humane si z.Shaqir Palushi. Kosova është vendi ynë dhe është i të gjithëve pa dallim, andaj duhet të jemi bashkë në situata të tilla. Krenar me Policinë e Kosovës”, thuhet në postimin e tij.
Postimi i plotë: