image Kryetari i Sindikatës së Telekomit thotë se po shantazhohet, e lajmëron rastin në Polici

Siguri

Kryetari i Sindikatës së Telekomit thotë se po shantazhohet, e lajmëron rastin në Polici

news image

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, ka njoftuar se ai dhe sindikata të cilën ai e udhëheq kanë raportuar sot në polici një profil të rremë, i cili thotë se po e shantazhon, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Balajt, ky profil i rremë tash e një javë po poston në emër të punëtorëve, për gjoja lidhjet e kryetarit të sindikatës dhe dëmet e pretenduara që ia ka shkaktuar ai Telekomit.

“Në emër të FSP-PTK-s, sot kemi hapur rast në Policin e Kosovës ndaj profilit të rrejshëm dhe shantazhues. Edhe një herë kërkoi nga Prokuroria e Shtetit t’i hetoi të gjithë ata që kanë nënshkruar kontrata të dëmshme që e kanë sjell Telekomin në këtë gjendje, gjithashtu edhe mua nëse e shohin të arsyeshme”, ka shkruar ndër të tjera Balaj në Facebook.

Ai po ashtu i ka bërë thirrje personit që fshihet prapa profilit të rremë që ta shpalos fytyrën e vërtetë dhe në rast se ka prova kundër tij, t’i dërgojë në prokurori.

“Unë jam publikisht duke u përball me krimin dhe shantazhuesit dhe të gjitha faktet që ka ndaj meje dhe FSP-PTK s t’i dërgojë në Prokurorinë e Shtetit dhe të përballemi me drejtësinë. Unë asnjëherë s’jam frikësuar ndaj askujt, çdo gjë që e kam bërë e kam bërë me fytyrë, emër e mbiemër. Prandaj, edhe personit që e atakon emrin tim i bëjë thirrje, ta bëjë këtë publikisht, në medie në cilindo debat apo cilindo televizion dhe mos të fshihet së pari nga vetvetja, e pastaj nga publiku”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/

Shantazhet janë të kota! Tashme e një javë një profil i rrejshëm në “Facebook”,është duke u marruar me mua,…

Posted by Lamih Balaj on Wednesday, December 2, 2020