image Kryetari i Bordit të ZRrE-së: Vendimi për bllok-tarifa pritet të merret më herët se 20 shkurti

Politikë

Kryetari i Bordit të ZRrE-së: Vendimi për bllok-tarifa pritet të merret më herët se 20 shkurti

news image

Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, në konferencë për media ka bërë të ditur se vendimi për bllok-tarifat e reja pritet të merret më herët se 20 shkurti.

Sipas tij Zyra e Rregullatorit të Energjisë është duke bërë përpjekje maksimale, pasi sipas tij, ka kosto shtesë në sistem dhe domosdoshmërisht ata duhet të marrin një vendim që këto kosto të mbulohen.

“Ne jemi duke bërë përpjekje që vendimin ta marrim më herët se 20 shkurti. Është shqyrtim i jashtëzakonshëm dhe jemi të përkushtuar që ky proces të përfundoj sa më parë, duke pasur parasysh se kemi kosto shtesë në sistem dhe domosdoshmërisht ne duhet të marrim një vendim që këto kosto të mbulohen sa më shpejt prej konsumatorëve e në këtë rast edhe prej qeverisë”, është shprehur Fejzullahu.

Tutje, ai tha pas vendimeve që u morën sot nga bordi i ZRrE-së, lind nevoja për rritje të tarifave, pasi ka të hyra më të larta se që kanë qenë vitin e kaluar.

/GazetaSinjali/