Një 18-vjeçare në Gjakovë mbrëmë është përballur me një sulm fizik dhe kërcënim nga i dashuri i shoqes së saj, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali e gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Washington’, ku si pasojë e pakënaqësive për shoqërinë e të dashurës së tij, ai e ka goditur 18-vjeçaren me shuplakë dhe e ka ofenduar më fjalë të rënda.
Ai e ka kërcënuar dhe e ka shtyrë me dhunë, duke i thënë “k*rvë ik, s’du me t’pa ma me të dashurën tem”.
18-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë shoqëruar në stacion për intervistim 20-vjeçarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Sulm’.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.